Pajisje

Fundi i martesës së Bill dhe Melinda Gates


Pas 27 vitesh martesë, Bill dhe Melinda Gates, i japin fund martesës së tyre.

Agjencia e lajmeve, CNN, tregon se çifti e ka bërë me dije lajmin e ndarjes përmes një deklarate në llogaritë e tyre personale në platformën Twitter.

“Pas shumë mendimeve dhe një pune të madhe në marrëdhënien tonë, ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund martesës sonë”, shkruhet në deklaratë.

Në vitin 2000, çifti ka themeluar në mënyrë të përbashkët organizatën e tyre filantropike, Bill and Melinda Gates Foundation.

Prej asaj kohe, fondacioni i tyre ka shpenzuar një shumë prej 53.8 miliardë dollarë për një gamë të gjerë iniciativash lidhur me shëndetin global dhe zbutjen e varfërisë.

“Ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që punon në të gjithë botën për t’i mundësuar të gjithë njerëzve të bëjnë jetë të shëndetshme dhe produktive”, vazhdon deklarata e tyre.

Ata kanë shtuar se kanë besim te misioni i fondacionit dhe do të vazhdojnë punën në fondacion së bashku, por “nuk besojmë se mund të më se mund të rritemi së bashku si çift në këtë fazë të ardhshme të jetës sonë”.

Lidhur me procedurën e divorcit, Melinda Gates ka paraqitur në King County, në Washington, një kërkesë për divorc duke kërkuar që një gjykatës të zgjidhë martesën bazuar në kontratën e ndarjes që ka çifti.

Ndërsa në dokumentet e disponueshme për publikun, nuk është përfshirë asnjë detaj financiar.

Bill-i, një nga njerëzit më të pasur të botës, është 65 vjeç kurse Melinda është 56 vjeç. Ata u takuan në Microsoft kur Bill-i po kandidonte si shef ekzekutiv i saj, kompani të cilën e ka themeluar vetë.

Fillimet e Melinda-s në Microsoft kanë qenë si menaxhere e produkteve. Asokohe e vetmja grua në klasën e parë të të diplomuarve NBA që u bashkua me kompaninë. Dhe më pas u ngrit në detyrë duke u bërë menaxhere e përgjithshme e produkteve të informacionit.

Takimi i tyre ka qenë në një darkë biznesi, pak pasi Melinda ishte bashkuar me ekipin e kompanisë në vitin 1987, në New York. Takim, i cili çoi drejt një martese në vitin 1994.

Përmes fondacionit, gjatë vitit të kaluar çifti është angazhuar në luftën kundër pandemisë dhe përpjekjen për të zhvilluar trajtime dhe vaksina që të mund të shpërndaheshin në të gjithë botën.

Prej dhjetorit, grupi u zotua për një total prej 1.75 miliardë dollarësh për përgjigjen globale të pandemisë.

Në mars, Bill-i u tërhoq nga bordet e Microsoft-it për t’i kushtuar më shumë kohë përparësive filantropike përfshirë punën për të trajtuar ndryshimet klimaterike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore