Zgjedhjet në Shqipëri

Ftesa e Ramës për opozitën, por jo për LSI-në


Kryeministri Edi Rama ka ritheksuar mundësinë për bashkëpunim me opozitën pas zgjedhjeve, por ai ka përjashtuar një mundësi bashkëpunimi me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Rama përsëriti ftesën për bashkpunim, në emër të “punëve të mira për vendin”.

“Jam i gatshëm të ndërtoj një rrugë bashkëpunimi të ngushtë me opozitën që do të dalë nga zgjedhjet, edhe me Bashën, në funksion të krijimit të një fuqie të madhe në funksion të vendit”, la sërish rrugën të hapur Rama.

Gjithsesi, ai nënvizoi se ky bashkëpunim, kërkon karakter. “Karakteri nuk blihet dhe nuk krijohet”, iu referua kryeministri kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Gjithsesi, një bashkëpunim i tillë, sipas tij, do të ishte gjëja më e jashtëzakonshme dhe më e çmuar, që mund t’i lihet brezave të ardhëm.

Këtë bashkëpunim, Rama mendon se e kërkojnë edhe shqiptarët vetë.

Ndërkaq, përsa i përket pjesës tjetër të opozitës, LSI-së, kryeministri e ka mbyllur derën e aleancës.

“Është e vërtet që kemi bshkëpunuar me LSI. Nuk kam asnjë pishman. Falë atij bashkëpunimi janë bërë punë të mira. Koha ka rrjedhur dhe bashkë me kohën ka rrjedhur shumë edhe Ilir Meta. Sot LSI është thjesht mekanizmi vet i brendshëm, kap ca të kapësh, merr peng kë të mundësh. Është e papërdorshme për qëllime të mira”.

Për sa i përket toneve të ashpra ndaj presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit, Sali Berisha, dhe jo ndaj Bashës, Rama i ka justifikuar me faktin se kryedemokrati “nuk është lideri vizionar dhe vendimmarrës”.

“Sali Berisha ishte dhe është një lider, pavarësisht se i mbrapshtë”, referoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore