Lajme

FSK pjesëmarrës në një stërvitje ndërkombëtare përkrahë NATO-s


Ilustrim

Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës është nisur për pjesëmarrje në Stërvitjen Ndërkombëtare “Combined Resolve 22” në Bazën e ushtrisë Amerikane Hohenfels të Gjermanisë.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, ku ndër të tjera ka specifikuar faktin se në stërvitjen në fjalë marrin pjesë edhe vendet e NATO-s dhe vendet partnere të udhëhequra nga forcat amerikane.

“Ushtrim është i dizajnuar të simuloj skenarë lufte të pandërprerë dhe zhvillohet me pjesëmarrjen e shumë aseteve të blinduara, asete të xhenios ushtarake, deminimit, zbulimit”, ka shtjelluar më tej Mehaj.

“Ky ushtrim zhvillohet për të ushtruar ndërveprueshmërinë e ushtrive të NATO-s me vendet partnere dhe të zhvilloj aftësi kritike ndërluftuese për të ndihmuar partnerët që të fitojnë në fushëbetejën moderne. Vazhdojmë së bashku me forcat amerikane dhe aleatëve tjerë drejtë sukseseve të reja”, ka shtuar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore