Vende

Fshati Shpiksë, ndërthurje e natyrës dhe kulturës


Stina e dimrit dhe magjia e saj shijohen më mirë në Korçë, jo vetëm në sokaket e qytetit, por në rrethinat e  saj, në fshatrat karakteristikë të cilat dita ditës po shtojnë infrastrukturën për të pritur turistë.

Me verën e freskët plot gjelbërim dhe dimrin e ftohtë, ajrin e pasur me oksigjen dhe aromë pishash, si edhe pista e skive me dëborën që zgjat deri në prag pranvere, janë karakteristika që e bëjnë Voskopojën dhe rrethinat përreth një zonë tërheqëse për turistët në çdo stinë.

Shipska Turistike

Shipska është një fshat në afërsi të Voskopojës, e pasur me histori traditë dhe kulturë.

Prej vitesh një fshat i braktisur, sot po frekuntohet shumë nga guidat, për historinë dhe natyrën që mbart.

Fshati Shipskë ka qënë një qendër e banuar dhe mjaft e dëgjuar dikur, i pozicionuar vetëm 5 km larg Voskopojës, ky fshat po merr vëmendjen e turistave dhe kryesisht ndaj të apasionuarit e hiking. Të cilët në këtë periudhë mund ta shijojnë edhe më shumë për shkak edhe të dëborës.

Natya duket që të lë pa fjalë në këtë fshat.

Në hyrje të fshatit ortodoks gjendet kisha e vjetër e Shën Gjergjit, një pasuri e vërtetë e trashëgimisë kulturore.

Ky objekt fetar i kultit ortodoks, thuhet se është ndërtuar në vitet 1620-1650. Vlerat e saj natyrore dhe trashëgimia, e bëjnë këtë fshat një  destinacion të mundëshëm turistik.

Kisha e Shën Gjergjit, është shpallur monument kulture i kategorisë së parë, daton që nga shekulli XVIII.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore