Sport

“Frymëzimi” i lojës së Guardiolës


Juanma Lillo është një emër i panjohur për futbolldashësit shqiptarë.

Por, ai është një nga frymëzuesit më të mëdhenj të Pep Guardiolës.

Lillo aktualisht mban postin e ndihmës-trajnerit të “qytetarët” e Manchester-it.

Bashkëpunimi i tyre i parë ishte kur Lillo drejtonte Dorados në Meksikë.

Spanjolli mban rekordin e trajnerit më të ri të Ligës Spanjolle në moshën 29-vjeçare.

Ai drejtonte Salamanca-n në divizionin kryesor të Spanjës në vitin 1995.

Ashtu si Guardiola, Lillo mbetet një admirues i metodave të “ideuesit” të futbollit total, Johan Cruyff.

“Ai është trajneri më i mirë që kam pasur ndonjëherë”, u shpreh Guardiola për Lillo-n.

Stili i lojës

Si të gjithë trajnerët, metodat e Lillo-s kanë evoluar, edhe pse kuptimi për futbollin dhe filozofia e tij kanë mbetur të qëndrueshme.

Ndërsa ishte në krye të Real Sociedad, nga një formacion 4-5-1 ai favorizoi mbajtjen e topit në zonat qendrore dhe ofrimin e numrave në zona të gjera me synimin për të diktuar lojën nëpërmjet zotërimit të topit.

Në ekipin e Almería-s, megjithatë, ai prezantoi variante si 4-2-3-1 dhe një 4-3-3, dhe eksperimentoi me një 3-5-2 dhe një 5-3-2 kundër kundërshtarëve të kalibrit si Barcelona apo Real Madrid.

Kur punoi në Kolumbi, me Millonarios dhe Atlético Nacional, ai tregoi gatishmërinë e tij për t’u përshtatur me aftësitë e atyre që pasoi.

Ai më së shpeshti i organizonte ekipet e tij në një skemë klasike 4-4-2, në të cilin ai kishte dy mesfushorë mbrojtës.

Në Japoni dhe Kinë, përkatësisht me Vissel Kobe dhe Qingdao Huanghai, Lillo kërkoi që ekipet e tij të përdornin një 4-2-3-1, ose variante të një 4-3-3 ose 4-4-2.

Qasja e Lillo-s – jo shumë e largët nga ajo e Guardiolës – është se sa më gjatë të jetë topi në gjysmë-fushën e kundërshtarit dhe sa më afër të jetë skuadra me portën e kundërshtarit, aq më e mundshme bëhet fitorja.

Detajet

Përdorimi i një portieri si një lojtar shtesë jashtë fushës e inkurajon në mënyrë të ngjashme – veçanërisht kundër kundërshtarëve me presion të lartë.

Kjo, ndërsa inkurajon lojtarët sulmues të qëndrojnë të avancuar.

City, dhe sulmuesit e tyre relativisht të lirë, e shijonin rregullisht këtë gjë edhe para ardhjes së Lillos.

Lillo inkurajon skuadrat e tij të ndërtojnë sulme përmes pasimeve, gjë që shpesh i përfshin ata të ndjekin sekuenca dhe kombinime të gjata të pasimeve dhe kontribuon në një ndjenjë stabiliteti në zotërim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore