Gatimi

Frutat dhe kombinimet ideale të tyre


Frutat janë ushqimet e preferuara të shumëkujt prej nesh, por dhe ideale për organizmin. Ato janë të lehta për t’u tretur dhe na furnizojnë me energji.

Përfshirja e frutave në dietë krijon mundësinë e përfitimit të një shumëllojshmërie të mineraleve, antioksidantëve dhe fito-ushqyesve.

Ato ndihmojnë shumë në luftimin e gripit, ruajtjen nga inflamacioni dhe rritjen e shkëlqimit për lëkurën dhe flokët.

Në vend të ushqimeve të shpejta, një pjatë me fruta është mënyra më e mirë për shëndetin tuaj.

Pjata për forcimin e imunitetit: Grejpfrut, kivi, luleshtrydhe

Kivi është i pasur me Vitaminë C, e cila ndihmon në mbështetjen e sistemit imunitar dhe parandalon dëmet nga radikalet e lira, që mund të krijojnë inflamacion.

Grejpfruti dhe luleshtrydhet janë gjithashtu disa nga ushqimet me përmbajtjen më të lartë të vitaminës C, që ndihmojnë në forcimin e imunitetit dhe luftimin e sëmundjeve.

Të pasura me të dyja Vitaminat A dhe C, farat e luleshtrydhes përmbajnë gjithashtu minerale që mbështesin funksionin imunitar.

Pjata e antioksidantëve: Fik, rrush i kuq, shegë

Këto 3 fruta janë të pasura në antioksidantë dhe komponentë që luftojnë sëmundjet, duke mbrojtur trupin nga radikalet e lira.

Rrushi i kuq përmban sasi të larta të lutein dhe zeaxanthin, që forcojnë shikimin dhe minimizojnë efektet e dëmshme të rrezeve ultraviolet.

Fiku është i pasur në minerale që përfshijnë kaliumin, kalciumin, magnezin, hekurin dhe është burim i shkëlqyer i Vitaminave A, E dhe K.

Shega përmban nivele të larta të antioksidantëve dhe ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga radikalet e lira.

Pjata antinflamatore: Qershi, ananas dhe boronica

Ananasi është i mbushur me Vitaminë C dhe përmban një enzimë të quajtur bromelain që redukton inflamacionin e zorrëve, rrit funksionin imunitar dhe stimulon tretjen e proteinave.

Kombinojini me boronica, që janë të pasura me antioksidantë dhe Vitaminë A, C dhe E.

Anthocyanin është antioksidanti kryesor që gjendet në boronica dhe qershi, dhe është ai që u jep frutave ngjyrat e tyre të mrekullueshme blu dhe të kuqe.

Pjata e bukurisë: Manaferra, papaja, pjepër

Papaja është plot me antioksidantë dhe ushqyes që ndihmojnë në prodhimin e kolagjenit.

Ajo gjithashtu përmban një enzimë të quajtur papain, që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës.

Manaferrat e shijshme kanë sasi të ulëta të sheqerit dhe janë të mbushura me antioksidantë e Vitamina A, C.

Pjepri përmban beta-karoten, i cili konvertohet në Vitaminë A në trup dhe ndihmon që lëkura të shkëlqejë dhe flokët të jenë të fortë dhe me shkëlqim.

Pjata e energjisë: Banane, avokado, mollë

Bananet na sigurojnë energji të shpejta dhe janë një zgjedhje e shkëlqyer për vaktin para stërvitjes.

Yndyrnat e mira në avokado ngadalësojnë tretjen dhe janë të mira për t’u përfshirë në vaktin pas stërvitjes.

Mollët janë të pasura në fibra dhe krijojnë ndjesinë e plotësisë për periudha të gjata kohore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore