Lajme

Frika nga humbja e zgjedhjeve – Vuçiç dha Daçiç garojnë ndarazi më 3 prill


Presidenti dhe Kryetari i Kunvedit të Serbisë, - Aleksandër Vuçiç dhe Ivica Daçiç

Partia Përparimtare Serbe (SNS) që udhëhiqet nga Aleksandër Vuçiç dhe Partia Socialiste Serbe (SPS) e Ivica Daçiç, kanë vendosur që në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të prillit të garojnë veçmas, mëson portali serb i lajmeve “Nova”.

Ky vendim thuhet të jetë marrë pas konsultimit  dhe konstantimit të dy palëve, se sondazhet tregojnë që nëse garojnë veçmas mund të arrijnë më shumë vota.

Hulumtimet e bëra në opinionin publik i kanë marrë tejet seriozisht, këto dy parti.

Në të njëjtën kohë, SNS e Vuçiçit, besojnë në mbështetjen e partisë së Daçiçit për kandidatin presidencial të 3 prillit, gjë që edhe Ivica Daçiç e ka përsëritur vazhdimisht se do ta bëjnë.

Dy partitë, janë në koalicion në qeverinë aktuale.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ndonëse ende nuk e ka konfirmuar kandidaturën e tij për president, ka treguar se këtë gjë do ta konfirmojë në momentin e shpalljes së zgjedhjeve në mes të shkurtit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore