Lajme

Frika e largimit tё investitorëve të huaj, bien aksionet në Kinë


Asetet e aksioneve kineze, pas pёrhapjes sё zërave se investitorët e Shteteve tё Bashkuara po tёrhiqnin pasuritё nga Kina dhe Hong Kongu, pёsuan të martën një rënie nё masё.

Spekulimet, tё cilat përfshinin bisedime se SHBA-tё mund të kufizonin investimet në Kinë dhe Hong Kong, shkaktuan vonesë tё shitjeve nga tregtarёt nё Azi pasditen e sё martёs, të cilët në mesin e goditjeve rregullatore të Pekinit, kishin investuar tashmë nё aksione.

Indeksi i Teknologjisë Hang Seng ra në 10% në Hong Kong, juani rrëshqiti në nivelin më të dobët që prej prillit kundrejt dollarit, ndёrsa bonot kineze u fundosën.

Lëvizjet dramatike nënvizuan se sa i brishtë është bërë besimi i investitorëve pas një sulmi rregullator disa mujor tё Pekinit, i cili me sa duket vetёm po përkeqësohet.

Tregtarët kanë frikë se goditja e fundit mbi arsimin, shpërndarjen e ushqimit dhe sektorët e pasurisё sё paluajtshme mund të zgjerojё industri të tjera të tilla, si kujdesi shëndetësor, teksa Kina kërkon të forcojë kontrollin e saj në Big Tech dhe të zvogëlojë pabarazinë ekonomike.

“Zëvendësimi i kapitalit kinez në juan sinjalizon se shqetësimet mbi rrezikun rregullator në Kinë mund të kenë marrë një kthesë të keqe”, shkruan Bloomberg.

Bonot e thesarit u rritën mes parasë dhe jenit, ndërsa investitorët kërkonin njё strehë. Tё ardhurat 10-vjeçare tё regjistruara, të tregtimeve aktive të Kinës, u rrit me shtatë pikë bazë në 2.94%, më e larta në një vit.

Juan ra me 0.6% në 6.52 për dollarё dhe paqëndrueshmëria njëmujore e monedhës shënoi kërcimin më të madh që nga maji.

“Megjithëse nuk mund të verifikojmë ende nëse është e vërtetë apo jo, tregu duket se ka frikë se ndoshta kapitali i huaj do të largohet në shkallë të gjerë nga tregu i aksioneve kineze dhe ai i obligacioneve, kështu qё pikëpamja ka ndryshuar”, thotё Bloomberg.

Shitjet në tregun kreditor kanё mbetur gjithashtu pa rrugëzgjidhje. Kreditё me interes tё lartё ranë deri me 5 cent, ndërsa bonot u zgjeruan me 10 deri në 15 pikë.

Investitorët në disa nga sektorët më të gjallë të Kinës, si teknologjia dhe arsimi, janё zёnё ngushtë këtë muaj, ndërsa Pekini përpiqet të frenojë ndërmarrjet private, pas kritikave për përkeqësimin e pabarazisë, rreziqeve financiare dhe autoritaritetit tё qeverisë.

“Shqetësimi kryesor tani është, nëse rregullatorët do të bëjnë do të zgjerojnë mё shumё goditjen në sektorë të tjerë”, thotё Bloomberg.

Aksionet nё teknologji dhe arsim u tërhoqën edhe një herë të martën, ndërsa stoqet e pronave ranë gjithashtu.

Tencent Holdings Ltd. ra 9%, mё e madhja e rreth një dekade, pasi partneri muzikor i kompanisë hoqi të drejtat ekskluzive të transmetimit dhe u godit me gjobë.

Platforma e saj e mediave sociale WeChat ka ndaluar marrjen e përdoruesve të rinj, ndërsa i nënshtrohet “azhurnimit teknik të sigurisë” në përputhje me ligjet dhe rregulloret përkatëse.

Meituan ra deri në 18%, rënia e saj më e madhe ndonjëherë, ndërsa investitorët vendosën rregulla të reja në platformat digjitale të ushqimit.

Qarkullimi në bordin kryesor të kapitalit të Hong Kongut arriti një rekord të lartë prej 361 miliardë dollarë HK (46 miliardë dollarë).

Indeksi Hang Seng rrëshqiti 4.2%, duke e çuar humbjen e tij dyditore në 8.2%, më e madhja pas krizёs globale financiare.

Aksionet ranё po ashtu të hënën pasi rregullatorët të shtunën publikuan reforma që do të ndryshojnë thelbësisht modelin e biznesit të firmave private, që japin mësim të programit shkollor.

Brokerat kryesorë të shitjes me pakicë të Hong Kongut ulën financimin e marzhit për aksionet e dëmtuara të arsimit kinez ndërsa investitorët pësonin humbje të mëdha.

“Nuk ka asnjë spirancë që të justifikojmë vlerësimet e aksioneve tani, duke pasur parasysh pasiguritë e rregullatorёve”, tha Dai Ming, një menaxher fondi me bazë në Shangai në Huichen Asset Management, pёr Bloomberg.

“Në të kaluarën, tregu priste rregulla normale për sektorë të caktuar, por tani duket se qeveria mund të tolerojë edhe shkatërrimin e një industrie të tёrё apo disa ndërmarrjeve kryesore nёse do tё jetё e nevojshme”, tha ai.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore