Kompania koreano-jugore, N’thing, ka krijuar një frigorifer bujqësor i cili është projektuar për t’u ndërtuar në hapësira urbane.
N’thing e ka quajtur frigoriferin “The Cube” dhe e kanë përcaktuar si një fermë modulare të zgjuar.
“Popullsia po rritet shumë shpejt dhe ne duhet të dalim me një zgjidhje shumë efikase që njëkohësisht të mbështesin popullatën në rritje dhe gjithashtu, të mos dëmtojmë mjedisin ku kjo popullatë jeton”, ka thënë Seungsoo Han, zyrtar i lartë operativ në N’thing.
Frigoriferi përbëhet nga kontenier të cilët mund të grumbullohen vertikalisht ose horizontalisht me potencialin për të bashkuar qindra e mijëra kubë. Ky bashkim i kubave formon “një sistem gjigant bujqësor, të aftë për të kultivuar dhe rritur produktet bujqësore”, sqaron agjensia e lajmeve, CNet.
Në qendër të fermës “The Cube” është një sistem operativ i automatizuar i cili merr të dhënat nga sensorët e secilës fermë duke matur lagështinë, temperaturën, dioksidin e karbonit, ph dhe çdo parametër tjetër që nevojitet për rritjen e një bime. Më pas, në varësi të të dhënave të përftuara nga sensorët, secila prej ndryshoreve mund të optimizohet në varësi të bimës.
Sipas CNet metodat tradicionale të bujqësisë mund të jenë problematike në planin afatgjatë. Ai shton se teknikat aktuale të bujqësisë janë duke zhdukur speciet ekzistuese dhe habitatet e tyre, prandaj zgjidhja mund të jetë edhe frigoriferi bujqësor urban./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Osmani shpall fitoren ndaj Taravarit me mbi 40 mijë vota dallim
-
Edi Rama thërret Grubin në telefon, ai i shpjegon se pa Taravarin në zgjedhje Osmani do ishte në balotazh
-
Iran: Reperi Toomaj i dënuar me vdekje, mori pjesë në protesta
-
Zgjedhjet presidenciale: Osmani bindshëm fitues në kampin shqiptar, balotazhi mes Pendarovskit dhe Siljanovska-Davkova