Sport

Frenkie De Jong: Ndërrimi i trajnerave nuk është zgjidhja


Barcelona pësoi humbjen e dytë në po kaq ndeshje të Champions League.

Befasisht, katalunasit ranë përballë Benfica-s në “Estadio Da Luz”, duke u mposhtur me rezultatin e thellë, 3-0.

Pas dy ndeshjeve, Barcelona ka zero pikë dhe një gol diferencë minus gjashtë.

Gishti, normalisht, drejtohet tek trajneri holandez, Ronaldo Koeman.

Derisa shkarkimi i tij pritet me padurim nga tifozët e Barcelonës, në ndihmë atij i ka dalur bashkëkombasi, Frenkie De Jong.

De Jong, që ka qenë një ndër performuesit më të mirë të Barcelonës në këtë kohë të vështirë, beson që zgjidhja është te zëvendësimi i trajnerit.

“Jo”, filloi përgjigjen ai, “ndërrimi i trajnerit nuk është zgjidhja”.

Frenkie De Jong dhe Ronald Koeman gjatë një ndeshje miqësore në verën e vitit 2020

“Nuk jam unë ai që mund të flas për Koeman-in, nuk është përgjegjësia ime, ky është thjeshtë mendimi im”.

“Duhet të vazhdojmë të luftojmë”, thotë ai, “të qëndrojmë së bashku dhe ta tejkalojmë këtë situatë”.

“E vetmja mënyrë për të ‘ikur’ nga kjo situatë është shpirti i skuadrës dhe puna e madhë”, thotë ai.

Sipas holandezit, Barcelona nuk luajti dobët, por ata duhet të shënojnë rastet e tyre.

“Jemi në një moment të vështirë tani”.

“Ata shënuan shumë herët, dhe kjo gjë gjithmonë i bën gjërat të vështira”, shprehet Frenkie.

“Në pjesën e parë nuk luajtëm keq, krijuam mundësi, por nuk shënuam”, vazhdoi holandezi, “ndeshja ishte shumë e hapur pas pësimit të golit të dytë, dhe ne nuk reaguam mirë”.

Përkundër komenteve të futbollistëve, sot gjatë ditës, presidenti Laporta do të ketë mbledhje me pjesëtarët tjerë të klubit për të vendosur rreth të ardhmes së stolit katalunas.

Joan Laporta dhe Ronald Koeman

Me ndeshjen përballë Atletico Madrid-it që vjen të shtunën, Laporta mendon se nuk duhet marrë asnjë vendim i nxituar.

Në këtë mënyrë, mundësia që Koeman të jetë në stolin blaugran të paktën edhe për një ndeshje, është shumë e lartë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore