Sport

Freiburg, bileta falas për tifozët që vaksinohen


Freiburg-u, klubi nga Bundesliga gjermane, ka vendosur të prezantojë një nismë të re në fushatën e vaksinimit kundër COVID-19.

Klubi ka vendosur t’i shpërblejë me bileta falas 1 mijë e 100 tifozët e parë që vaksinohen kundër COVID-19 nga e premtja deri të dielën.

“Vaksinimet janë hapi vendimtar për të luftuar pandeminë dhe për t’u kthyer në normalitet. Me fushatën tonë, ne duam të kontribuojmë në këtë”, ishin këto fjalët e Oliver Leki-t, këshilltarit të klubit.

Debutimi i Freiburg në Bundesliga është caktuar për të shtunën e ardhshme në orën 15:30 kundër Arminia Bielefeld.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore