Shqipëria

Freedom House: Ballkani po bëhet më jodemokratik


Raporti i Freedom House për lirinë në botë, e ka vlerësuar Shqipërinë me 66 pikë, lidhur me parimet e demokracisë që përfshijnë të drejtat politike dhe liritë civile për vitin 2021.

Po ashtu dhe Maqedonia e Veriut ndodhet ndodhet në të njëjtin rang me vendin tonë, duke marrë 66 pikë nga 100 të mundshme.

Ndërkohë që Kosova është vlerësuar me 54 pikë për parimet e demokracisë në rang global. Bosnje dhe Hercegovina është vlerësuar më 53 pikë. Organizata Freedom House e ka vlerësuar Malin e Zi me 63 pikë.

Vitin e kaluar, në vitin 2020, vendi ynë është vlerësuar më 67 pikë, duke humbur një pikë. Edhe Mali i Zi dhe  Kosova kanë humbur një pikë gjatë 2021. Maqedonia e Veriut është vlerësuar me 66 pikë në vitin 2020, duke humbur 3 pikë në klasifikimin e këtij viti.

Nga 100 pikë të mundshme për vitin 2021 Serbia ka marrë 64 pikë, duke humbur 2 pikë në krahasim me vitin 2020.

Vendet e rajonit vazhdojnë të klasifikohen si regjime hibride apo qeveri tranzicioni për sa i përket nivelit të qeverisjes demokratike.

Freedom House vlerëson aksesin e njerëzve në të drejtat politike dhe liritë civile në 210 vende dhe territore përmes raportit të tij vjetor Liria në Botë.

Gjithashtu Freedom House mat nivelin e qeverisjes demokratike përmes raportit vjetor. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar nëpërmjet një posti në Facebook, pas publikimit të raportit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore