Futboll

Franck Ribery dëshiron rikthim në Bayern


Ndonëse ai ende mendon të qëndrojë te Fiorentina, sulmuesi anësor francez Franck Ribery, nuk përjashton dëshirën se do të rikthehet në Bundesligë.

Ish ylli i mesfsushës së Bayern-it, tashmë 37 vjeç, ka thënë për Bild:

“Për momentin mendjen e kam të Fiorentina sepse prezenca ime është me rëndësi për ekipin.

Por, për hir të vërtetë, nuk e përjashtoj mundësinë e rikthimit në Munich”.

Ribery ka fituar nënëtë herë kampionatin gjerman me Bayern Munich-un dhe një titull në Ligën e Kampionëve, gjatë sezonit 2012-2013.

Franck Ribery ka luajtur për 12 vite me Bayern-in dhe mungesa e rinovimit të kontratës, e tranferoi veteranin francez në Firenze falas./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore