Lajme

Franca miraton vaksinën AstraZeneca për të moshuarit


Qeveria franceze deklaroi se njerëzit mund të marrin vaksinën AstraZeneca.

“Njerëzit e prekur nga Covid-i mund të vaksinohen me AstraZeneca, duke përfshirë edhe ata të moshës midis 65 dhe 74 vjeç”, tha ministri i shëndetësisë Oliver Véran.

Muajin e kaluar Franca miratoi përdorimin e vaksinës vetëm për moshën nën-65 vjeç.

Që nga ajo kohë studimet kanë treguar që vaksinimi është shumë i efektshëm edhe tek të moshuarit.

Vaksina Oxford-AstraZeneca përdoret gjerësisht në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, por disa vende të Bashkimit Evropian (BE), ende po e kufizojnë atë për personan nën moshën 65 vjeç.

Rregullatori i BE-së për barnat e ka miratuar vaksinën anleze për të gjithë të rriturit, por i takon secilit anëtar të përcaktojë politikën e tij të vaksinimit.

Çfarë mendojnë francezët?

Duke folur në televizion, ministri francez i Shëndetësisë, Véran tha se njerëzit me kushte para-ekzistuese mund të merrnin vaksinën e Oxford-it.

Për personat e moshës mbi 75 vjeç do të ofrohet vaksina Pfizer ose Moderna, shtoi ai.

Në janar, presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se vaksina AstraZeneca ishte “pothuajse joefektive” për grupmoshat më të vjetra.

Ky pretendim u refuzua fuqimisht nga zyrtarët dhe shkencëtarët e Mbretërisë së Bashkuar.

Por, pas një takimi të Këshillit Evropian, të premten, ai tha: “Nëse kjo është vaksina që më ofrohet, padyshim që do ta bëja”.

Ndërsa më shumë të dhëna janë shfaqur, zyrtarët francezë të shëndetësisë janë përpjekur të bindin njerëzit se është po aq e sigurtë dhe efektive sa vaksinat e tjera Covid-19.

Sipas shifrave të nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë franceze, vetëm 273 mijë doza AstraZeneca janë administruar në Francë nga 1.7 milionë të marra deri në fund të shkurtit.

Disa mjekë francezë e kishin refuzuar vaksinën, duke përmendur efektet anësore fillestare në disa njerëz.

Disa të dhëna të tjera sugjeronin se ajo ofronte mbrojtje minimale kundër sëmundjeve të lehta nga varianti Covid i Afrikës së Jugut.

Shoqata e mjekëve të, MG France, ka kundërshtuar kritikat ndaj vaksinës AstraZeneca. Njeriu i ngarkuar me përhapjen e vaksinave në Francë, gjithashtu e ka mbështetur atë, duke thënë se ajo ka marrë padrejtësisht një “opinion negativ”.

Rreth 3 milionë njerëz kanë marrë deri më tani të paktën një dozë të vaksinës Covid-19 në Francë. Më shumë se 20 milionë kanë marrë të  njejtën sasi në Britani, e cila ka afërsisht të njëjtin numër popullsie.

Franca është ende duke luftuar për të kontrolluar rritjen e niveleve të infektimit në disa zona.

Baret, restorantet dhe muzetë mbeten të mbyllura. Véran tha se autoritetet po rishikojnëindësinë këtë nëse masa më të ashpra, të tilla si bllokime, do të nevojiten në lokalitetet e prekura keq.

Çfarë dihet për vaksinën AstraZeneca?

Britania ka përdorur vaksinën e bërë nga AstraZeneca, një firmë farmaceutike Britanike-Suedeze, në programin e saj të imunizimit masiv që nga dhjetori.

Zyrtarët shëndetësorë në Mbretërinë e Bashkuar thonë se kjo siguron “nivele të larta mbrojtjeje” për të gjitha moshat.

Vaksinat Covid ulin rrezikun e sëmundjes me 80%.

Asnjë, që mori vaksinën e Oksfordit gjatë eksperimenteve,  nuk shkuan në spital apo u sëmurën rëndë për shkak të Covid.

Vaksina bëhet përmes dy injeksioneve në krah. Diferenca kohore midis dy injeksioneve është midis 4 dhe 12 javësh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore