Tokyo 2020

Franca kalojnë në finale pas fitores kundër Sllovenisë


Gjysmëfinalja e dytë e basketbollit në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” ishte dramatike pasi fituesi i ndeshjes nuk dihej deri në posedimin e fundit.

Dueli mes Sllovenisë dhe Francës përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 89:90.

Franca janë finalistët e dytë, ku do të përballen me yjet e SHBA-ve.

Dueli ishte i baraspeshuar që nga çereku i parë deri te i fundit, ku fituesi u kuptua vetëm pasi nuk kishte më sekonda në orën digjitale.

Tashmë ylli i New York Knicks, Evan Fournier kishte një performancë shumë të mirë e cila i ndihmoi Francës drejt fitores.

Në çerekun e fundit Klemen Prepelic ishte shumë i rëndësishëm për sllovenët, por një bllokadë e Nicolas Batum në posedimin e fundit nuk e lejoi atë të i jap fitoren Sllovenisë.

Më të dalluarit te Franca ishin Nando De Colo me 25 pikë e 7 kërcime, Evan Fournier me 23 pikë e 5 kërcime dhe Gobert me 9 pikë e 16 kërcime.

Ndërsa te Sllovenët, më të dalluarit ishin Luka Doncic me dyshifrorë të trefishtë ku kishte 16 pikë, 10 kërcime e 18 asistime, Mike Tobey me 23 pikë dhe Klemen Prepelic me 17 pikë.

Franca nuk kanë asnjë humbje në “Tokyo 2020”, ndërsa finalistët e tjerë, SHBA-të kanë pikërisht një humbje ndaj Francës.

Franca synon medaljen, ndërsa SHBA-të medaljen dhe hakmarrjen.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore