Sport

Franca, Egjipti, Danimarka dhe Spanja kalojnë në gjysmëfinalen e hendbollit për meshkuj


Egjipti u bë kombi i parë afrikan që u kualifikua në gjysmëfinalet e hendbollit për meshkuj, pasi mposhti Gjermaninë me rezultatin 31-26.

Shtatë herë kampionët e Afrikës do të përballen me Francën në raundin gjysmëfinal. Franca ka arritur të fitojë tre herë medalje në tre turnet e fundit, dy të arta në 2008 dhe 2012 dhe të argjendën në 2016.

Tri kolorët shkuan në gjysmëfinale pasi mundën Bahreinin me rezultatin 42-28.

Danimarka është kampionia në fuqi olimpike në hendboll, që në çerekfinale eleminoi Norvegjinë me rezultatin 31-25.

Danimarka do të përballet me Spanjën, e cila eleminoi Suedinë, pas fitores me rezultatin e ngushtë 34-33.

Ndeshjet gjysmëfinaliste do të luhen të enjten e 5 gushtit, ndërsa ajo finaliste për medaljen e artë më 7 gusht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore