Bota

Franca do tё nis prodhimin e vaksinёs “Moderna” dhe “Pfizer/BioNtech”


Ministrja franceze e Industrisë, Agnes Pannier, lajmëroi në një intervistë për radion RTL prodhimin nga dy kompani farmaceutike tё dy vaksinave anti-Covid 19, Moderna dhe Pfizer/BioNtech.

Moderna u lajmërua se do të prodhohet nё muajin mars, ndёrsa Pfizer/BioNtech nё prill.

Ndёrkohё presidenti i Francёs, Emmanuel Macron njoftoi gjatё njё takimi me pёrfaqёsues tё laboratorёve me tё mёdhenj francezё dhe evropianё, se “prodhimi i vaksinave në Francë do të fillojё nga fundi i shkurtit, fillimi i marsit”.

Macron theksoi se nё prodhimin e vaksinave do tё vendosen nё funksion katёr zona industriale.

Sipas mediave franceze, shteti morri një goditje pasi u tha se vaksina e saj CureVac nuk do të ishte gati deri në fund të këtij viti.

Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm, Jean-Yves Le Drian tha se vaksina Sputnik V e Rusisë mund të përdoret në Francë për sa kohë plotëson “normat shkencore” dhe “standardet” evropiane.

Kriza shëndetësore ka shtyrë qeveritë të bëjnë presion për prodhimin dhe sigurimin sa më të gjerë të vaksinave tashmë të disponueshme.

Ndërkohë Franca është duke u përpjekur të shmangë një bllokim të ri kombëtar, ndërsa numri i rasteve të koronavirusit rritet.

Autoritetet raportuan të martën 404 vdekje për 24 ore, si dhe një rritje të rasteve të kujdesit intensiv. Të cilat arritën një shifër prej 3 mijë e 270 raste total.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore