Bota

Franca arrin shkallën më të lartë të vdekshmërisë


Gjatë vitit 2020, Franca  arriti shkallën më të lartë të vdekshmërisë  në historinë e saj.

Këto statistika u bënë të ditura nga nga Instituti Kombëtar i Statistikave dhe Studimeve Ekonomike (INSEE)  më 15 janar.  Në vitin 2020 janë regjistruar 667 mijë e 400 vdekje.  Gjatë  2020-ës shkalla e vdekshmërisë është rritur me 9% më shumë.

53 mijë e 900 vdekjet e regjistruara nuk lidhen domosdoshmërisht nga COVID-19. Këto vdekje nuk lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me COVID-19. Shefi i Departamentit të Demografisë në INSEE, Valérie Roux, deklaroi se disa nga këto vdekje  kanë ndodhur për shkak të rritjes së popullsisë franceze dhe plakjes së saj. Në vitin 2019 janë rregjistruar 613 mijë e 456 vdekje.

Vdekshmëria ka arritur pikun e saj më të lartë gjatë pranverës dhe vjeshtës.  Numri i vdekjeve gjatë marsit dhe prillit të vitit 2020 është rritur më shumë se në vitet e mëparshme. Gjatë valës së dytë të pandemisë muajt që kanë rregjistruar vdekjet më të larta janë shtatori dhe tetori.  Vdekjet e shënuara gjatë valës së dytë të pandemisë janë më të lartat nëse do ta krahasojmë më krahasuar me pesë vitet e fundit ose me vitin 2019./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore