Jetesë & Stil

“Fotohoot” – platforma e veçantë për fotografë


Fotografët gjithandej botës tani kanë mundësi të mblidhen bashkë në një vend të vetëm për të shpalosur punën dhe angazhimin e tyre artistik.

“Fotohoot” është njëra ndër platformat më të reja e cila shërben si një lloj komuniteti për fotografë.

Artistët brenda saj mund të postojnë fotografitë e tyre, të flasin rreth temave të ndryshme  – pse jo – edhe ta ndihmojnë e frymëzojnë njëri tjetrin.

 

Pas “Fotohoot” qëndron fotografi nga Presheva, Adrian Limani, i cili me këtë profesion ka nisur të merret që nga viti 2009.

Limani rrëfen për Albanian Post, se si lindi ideja për krijimin e një platforme të tillë.

“Marr parasysh që ka shumë aplikacione për të ndarë fotografitë siç është Instagram-i, ku faqet me mijëra apo miliona ndjekës postojnë dhe u japin vëmendje vetëm atyre që po ashtu kanë shumë ndjekës, duke lenë fotografët e rinj pa ekspozim, erdhi ideja e krijimit të ‘Fotohoot’, qe t’u japim vëmendje të gjithë fotografëve” u shpreh ai.

Platforma është e tipit internacional ku të mirëseardhur janë fotografët nga e gjithë bota, të cilët përpos komunikimit në gjuhën anëtare ata mund të zgjedhin tema të ndryshme gjatë përdorimit të “Fotohoot” nëpër kompjuterë dhe telefona të mençur.

“Është e thjesht. Fillimisht duhet të regjistruar, pastaj në profil është mundësia e vënies së fotografisë së profilit dhe kopertinës, shkrimi rreth vetës dhe po ashtu linçet e platformave të tjera në mënyrë që anëtarët e tjerë mund të ndjekin edhe në rrjete të tjera sociale” thotë Limani.

 

Në këtë komunitet virtual vend gjen edhe sistemi “Reputacioni i anëtarit” i cili ka të bëj me aktivitetin e përdoruesit brenda platformës.

Ndërsa, ani pse “Fotohoot” është një platformë e re, fotografët shqiptarë veç se kanë filluar të bëhen pjesë e tij, fakt për të cilin Adriani është falënderues.

“Kemi edhe fotografë shqiptarë që tani më janë regjistruar dhe janë aktivë, të cilët i falënderoj për përkrahjen që i dhanë platformës, duke e shpërndarë lajmin e duke ftuar edhe miqtë e tyre që t’i bashkohen këtij komuniteti” ka shtuar ai.

Ndryshe fituesi i çmimit “Gold Medal of Excellence”, për fund ka një ftesë publike – “ U bëj thirrje të gjithë fotografëve që të regjistrohen dhe jo vetëm të postojnë fotot e tyre, por bashkë të krijojmë dhe të flasim tema të ndryshme rreth fotografisë në mënyrë që të rrisim dijen tonë në këtë drejtim, çdo ditë e më shumë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore