Shqipëria

Fotografitë që enden në emocionet e studentëve


Në çdo faqe muri të prezantohet një realitet.

Trashëgimia, natyra, brishtësia… Të gjitha e kanë nga një vend te ekspozita e studentëve të dizajnit.

Të lidhur ngushtë me fotografinë, ata kanë mundur të sjellin copëza nga vetja.

U kanë dhënë ngjyra dhe i kanë mbushur me kuptim.

Dikush ka zgjedhur të japë nuanca filozofike. Dikush tjetër ka zgjedhur të eksperimentojë.

Te trajtimet e tyre nuk mungojnë as pasqyrimet e gjendjes emocionale, të cilat gjenden të përfshira në shumicën e fotografive, jo vetëm si frymëzim, por edhe si shpërfaqje të tyre.

Ama ka edhe guximtarë që kanë thyer paragjykime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore