Shënjimi i rebelimit francez është storia e parë gazetareske e cila, përveç e shkruar ishte ilustruar edhe me një fotografi.
Bëhet fjalë për fotografinë e famshme të njohur me emrin “Baricades on rue Saint-Maur”.
Kjo fotografi pasqyron rebelimin francez të vitit 1848.
“Kryengritja e ditëve të qershorit “ njihet si rebelimi katërditor.
Përplasja kishte ndodhur për shkak të kushteve financiare të shkaktuara nga mbyllja e punëtorive, një program papunësie i krijuar nga Republika e Dytë Franceze.
U desh të thirrej Grada Kombëtare, e udhëhequr nga Gjenerali Louis- Eugene Cvaignac, për të shuar rebelimin.
Gjatë ndërhyrjes, gjërat nuk shkuan paqësisht dhe mbi 10 mijë njerëz u plagosën dhe u vranë, ndërsa katër mijë kryengritës u dëbuan në Algjeri.
Kjo situatë shënoi edhe fundin e shpresave të një “Republike Demokratike dhe Sociale” nga ana tjetër u shënua fitorja e liberalëve mbi Republikanët Radikalë.
Kjo skenë konsiderohet si fotografia e parë e përdorur për të ilustruar një histori gazete.
Foton e kishte realizuar fotograf i ri, Charles-François Thibault në vitin 1848, fotoja u botua po atë vit në Journees illustratees.
Njerëzit që shihen në foto nuk janë më shumë se pika të errëta, si ndodhte rëndomtë në fotografitë e kohës.
Edhe pse kishte pasur revista në botën e lajmeve të cilat ishin të ilustruara, asnjëherë më parë nuk ishin përdorur fotografi.
Ndërsa Illustrated London News u shfaq për herë të parë në 1842, si revista e parë javore me ilustruar në botën e lajmeve.
Revista u shfaq çdo javë deri në vitin 1971.
Kurse vetëm në vitin 2003 ajo ndërpreu botimin përgjithmonë.
Kurse The Berliner Illustrite Zeitung, ishte revistë e ilustruar javore e botuar në Berlin nga viti 1892 deri në vitin 1945.
Kjo ishte revista e parë gjermane e tregut masiv. Ajo ishte dhe pioniere e formatit të revistës së ilustruar të lajmeve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ekskluzive: Hajnia multi-milionëshe e Liburn Aliut dhe Naser Hafizit
-
MPB: 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë ndaluar nga Serbia, 5 ende janë në mbajtje
-
Izraeli kishte vendosur të godiste Iranin të hënën, por më pas u tërhoq
-
Shqipëria tashmë jashtë listës së vendeve në monitorim nga KiE, pas 29 vitesh