Film

Fotografia e parë e realizuar ndonjëherë dhe fotografitë më ikonike të të gjitha kohërave


Fotografia e parë e realizuar ndonjëherë

Francezët Nicephor Niepce dhe Louis Daguerre besohet se janë zbuluesit e fotografisë.

Ata zhvilluan teknikën e parë dhe procesin i cili mundësonte ruajtjen e pamjeve.

Në vitin 1826 Niepce arriti që të fiksojë foton e parë të realizueshme.

Për ta realizuar këtë fotografi atij ju nevojitën tetë orë dhe disa ditë ekspozim në kamerë.

Më pas, bashkëpunëtori i Niepce, Louis Daguerre, vazhdoi zhvillimin e procesit fotografik.

Ai kërkoi vetëm disa minuta ekspozim në kamera dhe prodhoi rezultate të qarta e të hollësishme. Këto detaje u prezantuan në botë në vitin 1839.

Mirëpo më vonë u zbuluan materiale të reja, të cilat zvogëluan kohën e kërkuar të ekspozimit të kamerës nga minuta në sekonda dhe përfundimisht në të qintat e sekondës.

 

Robert Cornelius vendosi një aparat fotografik dhe bëri autoportretin e parë në botë në pjesën e prapme të një biznesi në Rrugën Chestnut në Filadelfia. Fotografia që tani është ikonike, u shkrep më shumë se 170 vjet më parë në vitin 1839.
Kjo është fotografia e parë e hënës. U shkrep nga John W. Draper me 26 Mars 1840. Fotografia ishte bërë në një tavan në Universitetin e New York-ut.

 

Fotografia e parë e diellit u bë nga fizikanët francezë Louis Fizeau dhe Leon Foucault në vitin 1845.

 

John Quincy Adams, Presidenti i gjashtë i Shteteve të Bashkuara, ishte presidenti i parë që u fotografua. I pari që mori fotografinë e tij në zyrë ishte James Polk, presidenti i 11-të.

 

No description available.
Fotografia e parë ajrore u bë nga një tullumbace me ajër të nxehtë në 1860. Kjo fotografi ajrore përshkruan qytetin e Bostonit nga 2000 metra. Fotografi James Wallace Black, titulloi veprën e tij “Boston, as Eagle and the Wild Goose See It”.

 

No description available.
Fotografia e parë me ngjyra u bë nga fizikani, James Clerk Maxwell, në vitin 1861, e cila është një hark me tre ngjyra.

 

No description available.
Fotografët e NASA-s kapën fotografinë e parë të një nisjeje të Kepit Canaveral në korrik të vitit 1950. Raketa që po lëshohej ishte e njohur si “Bumper 2”. Shkrepja tregon fotografët e tjerë të rreshtuar, të gatshëm për të marrë imazhet e tyre të ngjarjes.
No description available.
Toka e fotografuar nga hëna në 23 Gusht, 1966.
No description available.
Imazhi i parë i planetit Mars u mor nga “Viking 1” menjëherë pasi preku planetin e kuq. Fotografia u bë më 20 korrik 1976, ndërsa NASA përmbushi misionin e saj për të marrë imazhe me rezolucion të lartë të sipërfaqes së planetit. Imazhet u përdorën për të studiuar peizazhin e marsit dhe strukturën e tij.

 

No description available.
Në vitin 1926 Charles Martin dhe botanisti William Longley bënë fotografinë e parë nënujore me ngjyra. Fotoja tregon një peshk deti. Dyshja i shkrepi këtë pamje duke vendosur kamera në strehim të papërshkueshëm nga uji dhe duke përdorur një blic të fuqishëm me magnez.
No description available.
Fotoja e parë dixhitale e realizuar në vitin 1957.
No description available.
Më 16 korrik 2010, bashkëthemeluesi i Instagram Kevin Systrom ngarkoi postimin e parë në Instagram. Në të vërtetë, fotoja u ngarkua duke përdorur një aplikacion të quajtur Codename, i cili tre muaj më vonë u bë aplikacioni që të gjithë e njohim dhe e duam. Fotografia e parë në Instagram tregon qenin e Systrom.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore