Foto lajm

Foto-lajm/ Kryeministri Rama e kalon fundjavën në TEG


Kryeministri Edi Rama këtë fundjavë të nxehtë, nuk e ka kaluar nëpër plazhe, si shumë pushues të tjerë. Ai ka vendosur të shoqërojë të birin në TEG, i cili është zbavitur me video lojera.

Vizitorë të shumtë në TEG, janë befasuar kur e kanë parë kryeministrin të ulur vetëm në kafe.

Disa prej tyre kanë rendur t’i kërkojnë atij të dalin në foto.

Rama, duket se ka qenë i redaktuar në versionin e prindit në fundjavë dhe nuk i ka refuzuar kërkesat.

Disa prej momenteve të Ramës me të birin Zaho janë fotografuar nga vizitore të rastit.