Sport

Formula sekrete e suksesit të Chelsea-t të Tuchel-it


Thomas Tuchel ka arritur të ketë rezultate të kënaqëshme në krye të stolit të Chelsea-t. Tekniku gjerman ka marr tetë fitore dhe katër barazime në 12 ndeshje në stolin e bluve.

Që pas largimit të trajnerit, Frank Lampard, në fundin e janarit, duket se Chelsea ka rigjetur formën e munguar.

Por çfarë e ka bërë Chelsea-n që të jetë kaq mirë me rezultate?

The Sun ka zbuluar formulën “sekrete” që përdoret te Chelsea. Një kod sekret që lojtarët e përdorin gjatë ndeshjes, për t’u kuptuar më mirë me njëri-tjetrin dhe sigurisht pa u kuptuar nga kundërshtarët.

Sipas medias britanike, Tuchel-i ka udhëzuar lojtarët e tij që të përdorin fjalë të fshehta, me qëllim që të mos kuptohen nga kundërshtari kur u duhet të vrapojnë apo dhe se kush duhet të shkojë te topi.

Qëllimi i kësaj metode është i qartë: kundërsulm më i shpejtë dhe më deçiziv dhe pasime pa e parë shokun e skuadrës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore