Sport

Formula 1/ Ndryshimet në pistën e Melbourne


Pista që zakonisht sjell garën e parë të sezonit, Melbourne, do të pësoj ndryshime të rëndësishme.

Këtë sezon, për shkak të Covid-19, gara e Melbourne është shtyrë për në muajin nëntor.

Do jetë gara e tretë para fundit, dhe do zhvillohet më datë 21 në muajin e parafundit.

Ndryshimet qe do te behen ne pisten e Albert Park, Australi:

1- Zgjerimi i kthesës një me 2.5m.

2- Zgjerimi i kthesës katëe me 4m,

3- Zgjerimi i kthesës gjashtë me 7.5,

4- “Zhdukja” e kthesave nëntë-dhjetë. Kështu duke bërë që nga kthesa shtatë deri në atë që ishte kthesa 11, të jetë një vijë e drejtë që mundëson arritjen e shpejtësisë maksimale.

5- Drejtimi i hyrjes ne kthesën 13 dhe zgjerimi i saj me 3.5m.

6- Zgjerimi i kthesës 15 me 3.5m

Këto ndryshime do jenë gati për garën e nëntori.

Shpejtësia maksimale do të rritet me një mesatare prej 15 km/h, dhe të ulet koha e xhiros me pesë sekonda.

Në këtë mënyrë, pritet që gara e Melbourne të ofroj mundësitë më të shumta për parakalimë në botërorin e F1, duke parë strukturën që ofron pista e rikonstruktuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore