Sport

Formula 1/ Aksident i rëndë në nismë të garës në Silverstone (VIDEO)


Çmimi i Madh i Britanisë u ndërprerë që në startin e saj pas një aksidenti të rëndë ku u përfshinë pesë pilotë, me pilotin e Alfa Romeo-s, Zhou Guanyu, makina e të cilit u rrokullis dhe përfundoi me rrota lartë.

Makina e Zhou Guanyu u kthye përmbys dhe ka përfunduar nga pista jashtë mureve mbrojtës e përmbysur pas një incidenti me George Russell.

Rusell u pa të dilte nga makina dhe që ishte në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa sa i përket Zhou, nuk u dhanë pamje për të kuptuar gjendjen e tij, megjithatë nga organizatorët e garës u theksua se ai është në gjendje të mirë, por duhet të marrë trajtim të menjëhershëm mjekësor.

Në këtë aksident u përfshinë shumë makina dhe si rrjedhojë gara u ndalua pa u komunikuar ende se kur do të rifillojë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore