F1

Formula 1 2021: Rikthehet gara e Portugalisë në Portimao


Formula 1 ka konfirmuar garën e Portimaos-s së Portugalisë më 2 maj – e treta në listë pas së parës në Sakhir të Bahrainit dhe asaj të dytës në Imola të Italisë.

Me 23 gara për këtë vit, F1 planifikon sezonin më të gjatë të zhvilluar ndonjehërë në historinë e saj.

“Krahasuar me vitin e kaluar në të cilin organizuam 17 gara, tani, me 23 gara përpara nesh, mezi presim dhe jemi plot vetbesim për sezonin 2021”, është shprehur Presidenti i Formula 1 Stefano Domenicali për BBC Sports.

Megjithatë, Portugalia është shtet me rrezikshëmri të lartë sa i përket coronavirusit, ndërkaq autoritetet portugeze ende nuk kanë vendosur nëse spektatorët do mund të pranohen.

Stafi prezent në garat e F1, nuk do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të karantinimit të detyrueshëm 10-ditor që duhet të kryejnë. Ndaj, të gjithë së bashku do të fluturojnë menjëherë për GP-në (Grand Prix/Çmimi i Madh) e Spanjës, i cili ze vend një javë më vonë.

Për më tepër, stafi i F1-së do t’i nënshtrohet protokollit të sigurisë ndërkombëtare, pra, do të testohet për Covid-19.

Njëlloj me sportet e tjera të ashtuquajtura ‘elitare’, edhe Formula 1 e ka ruajtur ‘elitizmin’ e saj duke kufizuar lëvizjet ndërshtetërore të pjesëmarrësve gjatë kësaj periudhe të pandemisë.

GP e Portugalisë u përfshi në kalendarin e sezonit të kaluar që pas atij të 1996-ës.

Pistat e valëzuara të Portimao-s kanë fituar popullaritet të konsiderueshëm që nga viti i kaluar dhe, pikërisht për këtë arsyë, Portugalia u përfshi përsëri në kalendarin e Botërorit F1 duke gjetur vend midis hapësirave që u lanë nga gara e Australisë dhe Kinës, datat e të cilave u shtynë në përputhje me kufizimet e migrimeve ndërshtetërore.

Gara e Australisë do të zhvillohet në nëntor ndërsa ajo e Kinës, ende nuk është përditësuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore