Sport

Formati i Superligës


Në webfaqen zyrtare (thesuperleague.com) është zyrtarizuar edhe formati me të cilin do të fillojë Superliga.

Formati i kompeticionit

Superliga është një kompeticion evropian i ri mes 20 klubeve, me 15 që do të jenë krijuese dhe pesë që do të kualifikohen çdo vit.

Do të jenë dy grupe me nga dhjetë skuadra, që do të luajnë ndeshjet si vendas dhe mysafir brenda grupit, çdo vit.

Duke sjellur bashkë skuadrat më të mirë dhe futbollistët më të mirë në botë, Superliga do të sjellë emocione dhe dramë si kurrë më parë në futboll.

‘Top 8’ skuadrat.

Pas fazës së grupeve, tetë skuadra do të kualifikohen për një kompeticion ‘knock-out’.

Aty do të luajnë ndeshje brenda dhe jashtë deri në kampionatin e Superligës.

Do të ketë një fund sezon dramatik që do të zgjasë katër javë.

Ndeshjet e mesjavës.

Ndeshjet do të luhen në mesjavë dhe klubet do të mbesin në ligat e tyre shtetërore.

Solidariteti dhe qëndrueshmëria

Pagesa solidare do të rriten në përputhje me të ardhurat e ligës dhe pritet që të arrijnë deri në 10 bilionë euro gjatë kohës në të cilën krijuesit e ligës kanë premtuar përkushtim. Këto pagesa solidare do të ndjekin një model me transparencë totale dhe raportim të rregullt të publikut.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore