Sport

Formacioni më i mirë i xhiros së tretë në Ligën e Kampionëve


Pas përfundimit të xhiros së tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të kësaj jave.

Interesant është fakti se në këtë 11-she më të mirë, mungojnë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, pavarësisht se të dy ishin protagonist kryesorë në sukseset e ekipeve të tyre.

Messi shënoi dy gola në fitoren e Paris Saint Germain ndaj Leipzig-ut, ndërsa Ronaldo realizoi golin e fitores për Manchester United ndaj Atalanta-s.

Në formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, në portë është vendosur portieri i Lille, Ivo Grbic, i cili ishte më meritori që ekipi i tij e mori një barazim pa gola kundër skuadrës së Sevilla-s.

Në katërshen e mbrojtjes, dy janë nga Barcelona, Gerard Pique dhe Jordy Alba, ndërsa dy të tjerë janë Daley Blind i Ajax-it dhe anësori i Sporting Lisbon, Sebastian Coates.

Mesfusha më e mirë, është e përbërë nga tre futbollistë të cilët shënuan nga dy gola: Leroy Sane i Bayern Munich, Riyad Mahrez i Manchester City-t dhe mesfushori i Chelsea-t, Jorginho.

Gjithashtu edhe tresha e sulmit përbëhet nga futbollistët që arritën të realizojnë nga dy herë: Vinicius Junior i Real Madrid-it, Mohamed Salah i Liverpool-it dhe Noah Okafor i Salzburg-ut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore