Futboll

Formacioni i “ëndrrave” UEFA 2020


Sipas traditës, UEFA publikon 11-shen më të mirë të vitit – versioni 2020. Përgjedhja e këtij ekipi të ‘ëndrrave’, nuk është thjesht shfaqje apo lakmi por, të nënvizojë lojtarët më të mirë të vitit që kaloi për secilin pozicion mbi fushën e gjelbërt. Formacioni ideal për 2020-ën sipas UEFA-s është 4-2-3-1.

Le të fillojmë me shtyllën e ekipit e më pas, me prapavijën:

Porta i është lënë Manuel Neuer-it, ndërsa mbrojtja është mbushur me emra si Joshua Kimmich, Sergio Ramos, Virgil van Dijk dhe Alphonso Davies.

Në paravijën e mesfushës, dallohet Kevin de Bruyne në të majtë dhe Thiago Alcantara në të djathte.

Ndërsa mesfusha e avancuar ka spikatur yjet – anësoren e majtë e ze Neymar, qendrën Lionel Messi dhe të djathtën Cristiano Ronaldo.

Ndërsa si pykë/sulmues kryesor, Robert Lewandowski, i cili ka marrë lëvdatat maksimale nga UEFA për këtë vit./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore