Boterori 2022

Formacionet zyrtare të ndeshjes Argjentinë – Poloni


Argjentina dhe Polonia do të luajnë ndeshjen e fundit të Grupit C, duel i cili është vendimtar për të dy ekipet.

Me një humbje eventuale kundër Polonisë, Argjentina në krye me Lionel Messi-n, mund të eliminohen nga Kupa e Botës.

Ndeshja tjetër e Grupit C mes Meksikës dhe Arabisë Saudite do të luhet po ashtu në të njëjtën kohë.

Në këtë grup, askush nuk ka siguruar kualifikimin ku gjithçka do varet nga ndeshjet e fundit.

Dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat skuadrat do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Lionel Scaloni e ka rreshtuar Argjentinën me formacionin 4-3-3: Martinez; Molina, Romero, Otamendi, Acuna; Fernandez, De Paul, , Mac Allister; Alvarez, Messi, Di Maria.

Ndërsa në anën tjetër, Czeslaë Michniewicz ka rreshtuar Poloninë me skemën 4-2-3-1: Szczesny; Cash, Glik, Kiwior, Bereszynski; Bielik, Krychowiak; Zielinski, Swiderski, Frankowski; Lewandowski.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore