Sport

Formacionet zyrtare Shqipëri – Poloni: Broja përsëri në stol


Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen historike Shqipëri – Poloni.

Ndeshja fillon në orën 20:45, me Kuqezinjtë që presin në “Air Albania” para 22 mijë tifozëve Poloninë.

Edi Reja për ndeshjen e sontme ka zgjedhur një formacion ndryshe, me skemën 4-3-3.

Shqipëria: Berisha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Veseli; Bare, Ramadani, Trashi; Uzuni, Manaj, Roshi.

Surpriza e madhe është lënia në stol e Armando Broja-s dhe përfshirja e Odise Roshit në 11-she.

Broja shënon golin e fitores në “Puskas Arena” përballë Hungarisë

Kurse, formacioni që ka zgjedhur Paulo Sousa për Poloninë është ky.

Polonia (4-4-2): Szczesny; Puchacz, Glik, Bednarek, Dawidowicz; Zielinski, Moder, Krychowiak, Jozwiak; Buksa, Lewandowski.

Shqipëria ka 15 pikë, kurse Polonia ka 14.

Një fitore eventuale sonte, kuqezinjtë do t’i dërgonte me një këmbë në fazën play-off.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore