Përballje

Formacionet e mundshme në “Derby d’Italia”, Inter pa yllin e ekipit


Romelo Lukaku-s do t’i “kushtojë” zënka që kishte me Ibrahimoviç në ndeshjen e kaluar, ku Inter u përball me Milanon në çerekfinale, pasi që është dënuar me një ndeshje moslojë.

Inter dhe Juventus do të përballen të martën në ora 20:45, në kuadër të gjysmëfinales së parë të Coppa Italia.

Ndeshja e parë  do të zhvillohet në Milano, pastaj ndeshja e kthimit luhet në “Juventus Stadion” në Torino më 9 shkurt.

Kjo do të jetë përballja numër 252 në mes tyre, ku Juventus prinë me 112 fitore, Inter ka gjithsej 78-të, kurse 62 ndeshje kanë përfunduar baraz.

Inter ka shkuar 13 herë ne finalen e Kupës së Italisë, nga të cilat shtatë herë është shpallur fitues kurse Juventus luajti 18 herë në finale, 13 prej të cilave e ngreu lartë trofeun.

Përveç Lukaku-s, Antonie Conte nuk do të mund të llogarisë as në shërbimet e Achraf Hakimi dhe Danilo D’Ambrosio.

Kurse trajneri i Juventusit Andrea Pirlo, nuk do të ketë në formacion Paulo Dybala dhe Aaron Ramsey është në dyshime.

Formacionet e mundshme:

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Vidal, Young; Lautaro Martinez, Sanchez.

Juventus: Buffon; Danilo, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Cuadrado, Bentancur, Arthur, McKennie; Kulusevski, Cristiano Ronaldo.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore