Jetesë & Stil

Forcimi i marrëdhenies prind- fëmijë gjatë karantinës


Pandemia i ndihmoi prindërit të zhvillojnë marrëdhënie më të ngushta me fëmijët e tyre dhe të bëhen prindër më të mirë, shprehen disa prej tyre.

Në përgjithësi, familjet ishin në gjendje të plotësonin nevojat e tyre themelore dhe shumë prej tyre mund të punonin nga shtëpia.

Ky ishte një nga vitet më të vështira që familjet kishin përjetuar. Po ashtu ishte një nga më zbulueset. Izolimi i ndihmoi ata të zhvillojnë marrëdhënie më të afërta me fëmijët e tyre dhe të bëhen prindër më të mirë.

Ata gjeten ngushëllim në doza të vogla të normalitetit, si duke luajtur letra dhe lojëra, duke dëgjuar muzikë dhe duke gatuar së bashku.

Shumë prindër u mrekulluan nga forca që treguan fëmijët e tyre ndërsa përballeshin me mbylljen e shkollës dhe më pak kohë me miqtë.

Fëmijët u mësuan  prindërve se marrja e kohës për të ndriçuar ditën e dikujt tjetër mund t’i ndihmojë të tjerët të përqendrohen në pozitiven dhe të ndihen më pak të vetmuar.

Prindërit kuptuan se fëmijët, dëshironin ndershmërinë dhe ishin të uritur për informacion në lidhje me atë që po vëzhgonin gjatë pandemisë.

“Ajo që kam mësuar për fëmijët e mi këtë vit është sa ata kanë nevojë për fëmijë të tjerë, sa kanë nevojë për mësuesit e tyre dhe sa kanë nevojë për shkollat e tyre me tulla dhe llaç”, tha një prind për CNN. Në mendjen e saj, “ndjekja e shkollës në të vërtetë nuk është veç mësimi”./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore