
Revista prestigjioze amerikane “Forbes” e ka renditur luginën e Valbonës në Shqipëri si një nga pesë bukuritë më të mëdha natyrore të Ballkanit.
“Ndërsa majat e maleve do t’ju sjellin në mend kujtimet e alpeve zvicerane ose austriake, ato në realitet gjenden në veriun e Shqipërisë”.
Kështu e nis përshkrimin e Valbonës revista ‘Forbes’, në rrëfimin mbi pesë vendet natyrore më të bukur në Ballkan.

Ndër të tjera, ajo çfarë e bën luginën të veçantë, është edhe ekosistemi i pasur. Nga Dragobia, deri në Valbonë, ky park ikonik është shtëpi, jo thjesht e njerëzve.
“Biodiversiteti i larmishëm i kësaj pjese të Ballkanit Perëndimor, është shtëpia e ariut kaf dhe rrëqebullit”, përmbyll përshkrimi.
Lista e plotë
Ndër vendmbërritjet e tjera natyrore renditet edhe liqeni Kerkini. I formuar vetëm në vitin 1932, ky basen ka një historik të pazakontë, pasi është formuar si pasojë e një dige të ndërtuar në një lum.

Prej asaj kohe, liqeni i ndodhur në Greqi është bërë shteg për mbi 300 lloje shpendësh migratorë, që të stacionohen aty.
Parku Kombëtar i Pirin në Bullgari është shtëpia e disa prej maleve më të bukura në rajon. Mbi 200 kilometra katrorë janë gati për t’u eksploruar nga pushuesit.

Specie të rralla, si ariu i murrmë, ujku gri apo shqiponja e artë, janë pjesë e biodiversitetit. Në të, ka edhe një atraksion të veçantë turistik: Pisha 1 mijë e 300 vjeçare, e njohur si pisha Baikushev.
Parku kombëtar i Tara-s, i gjendur rreth katër orë larg kryeqytetit serb, Beogradit, cilësohet si një oaz i bukurisë natyrore.
Një manastir i shekullit të XI-ë i jep një tjetër shije vendit. Teksa, sa u përket kafshëve të rralla, aty mund të hasen disa nga speciet më të veçanta në Ballkan.

Parku Kombëtar i Una-s në Bosnjë dhe Hercegovinë, është i njohur për ujëvarat që gjenden në të. Më e madhja prej tyre, Strbacki, bie nga një lartësi prej 25 metrash. Një vend ku mund të gjenden edhe fortesa të shekullit XV rrethohen nga natyra magjepsëse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pse do të duhej të planifikoni një vizitë në Talin të Estonisë?
-
Venezia drejt zhdukjes? – UNESCO thotë jo, e lë jashtë trashëgimisë botërore në rrezik
-
Fryma e “Lëvizjes së peshqirëve” për rikthimin e plazheve greke
-
Travel off Path e rreshton Shqipërinë në 5 vendet më të mira për pushime vjeshte “low cost” në Evropë
Lajmet kryesore
-
Franca dënon sulmin ndaj Policisë në Veri: Autorët të dalin para drejtësisë
-
Zgjedhjet në Kukës/ Celibashi falënderon të gjithë votuesit për vlerat e treguara
-
Shefi i tregtisë së Brukselit thotë se lidhjet Kinë-BE janë “në udhëkryq”
-
Osmani, Sarrazinit: Për veprimet terroriste në Veri duhet sanksionuar Serbia