Shqipëria

Fondi saudit i jep Shqipërisë 30 milionë dollarë kredi për Orikum – Vlorë


Fondi Saudit për Zhvillim ka deklaruar se i ka dhënë Shqipërisë një kredi të butë zhvillimi prej 30 milionë dollarësh.

Kredia e dhënë është për projektin e rehabilitimit dhe ndërtimit të objekteve në afërsi të Rrugës Bregdetare Orikum – Vlorë.

Referuar fondit saudit, ky projekt prej 11 kilometrash përfshin rehabilitimin e ndërtesave publike dhe ofrimin e shërbimeve kritike për komunitetet bregdetare si uji, energjia dhe kanalizimet.

Drejtor i përgjithshëm i operacioneve të Azisë te fondi, Saud bin Ayed Al-Shammari, ka kryesuar një delegacion që nisi projektin në Shqipëri.

Ai ka vënë në dukje se kjo iniciativë përfaqëson angazhimin e Mbretërisë së Arabisë Saudite ndaj Shqipërisë përmes Fondit Saudit për Zhvillim.

Po ashtu sinjalizon një rritje të konsiderueshme në vend.

Në vitet e fundit, fondi ka dhënë katër kredi për tre projekte zhvillimi në Shqipëri me vlerë më shumë se 114.5 milionë dollarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore