Financa

Fondi novergjez i pasurisë fitoi 123 miliardë dollarë në vitin 2020


Fondi norvegjez i pasurisë fitoi 122.7 miliardë dollarë në vitin 2020 në kthim investimesh. Ky kthim në investime ishte niveli i dytë më i lartë në historinë 25-vjeçare të fondit.

Fondi drejtohet nga një njësi e Bankës Qendrore të Norvegjisë. Kthimi nga investimi për fondin ishte 10.9% vitin e kaluar.

Rezultatet e larta u arritën nga perfomanca e mirë e aksioneve në kompanitë e mëdha si: Apple, Amazon, Microsoft dhe Tesla.

Sipas shefit ekzekutiv të fondit, Nicolai Tangen kompanitë e teknologjisë kishin kthimin më të lartë në vitin 2020, prej 41.9%.

Për shkak të pandemisë, rezulton një rritje masive të kërkesës për produkte në sektorët e punës online, arsimit, tregtisë dhe argëtimit.

SHBA-ja ndikoi pozitivisht në kthimin e investimeve me më shumë se 500 miliardë crowns (monedha norvegjeze). Kina gjithashtu ndikoi pozitivisht me më shumë se 100 miliardë crowns në kthim investimesh.

Investimet në Britani ndikuan negativisht duke i shkaktuar fondit humbje prej 70 miliardë crowns.

I themeluar në vitin 1996, fondi norvegjez zotëron aksione në rreth 9 mijë e 200 kompani në mbarë botën. Fondi gjithashtu investon në bono dhe pasuri të paluajtshme.

Fondi zotëron ekuivalentin e 240 mijë dollarëve për çdo burrë, grua dhe fëmijë norvegjez.

Në fund të vitit, 72.8% e investimeve të fondit ishin në aksione, 24.7% në bono dhe 2.5% në pasuri të paluajtshme të palistuara./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore