Biznes

Fondi i Katarit synon të rrisë investimet në Azi


Fondi i Katarit synon të rrisë investimet në Azi. Ky ndryshim në objektiva vjen si një përpjekje për të diversifikuar portofolin e investimeve.

Kryesisht, fondi i Katarit është përqendruar me investime në Amerikën e Veriut dhe Evropë.

Sipas drejtuesve të fondit, Azia është kthyer në fokus, pavarësisht se Amerika e Veriut është prioritet.

Duke marrë në konsideratë investimet në Evropë gjatë dekadës së fundit, fondi i Katarit po synon të krijojë një perspektivë rritjeje dhe diversifikimi në Azi.

Interesi për Amerikën e Veriut u rrit në vitin 2020, me investime direkte prej 14.7 miliardë dollarësh, krahasuar me 6.48 miliardë dollarë investime në 2019.

Autoriteti i Investimeve i fondit të Katarit administron një pasuri prej 300 miliardë dollarësh. Ai renditet si fondi i 11-të më i madh i pasurisë në botë.

India, Malajzia, Singapori dhe Kina janë shtetet kryesore, tek të cilat pritet të fokusohen investimet.

Fondi i Katarit është aksioner në disa nga kompanitë më të mira në botë. Kompanitë, ku fondi zotëron aksione janë: London Stock Exchange Group Plc, Volkswagen AG dhe Glencore Plc.

Vitin e kaluar, fondi bleu 30% të aksioneve në një qendër të madhe tregtare në Stamboll. Fondi i Katarit filloi gjithashtu bashkëpunimin me ndërmarrjen italiane Enel SpA për zhvillimin e energjisë së rinovueshme në Afrikë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore