Lajme

Fondet e Abu Dhabi-t janë përdorur për të blerë grupin izraelit spyware NSO


Në pronësi të Abu Dhabi-t, një kompani investimi ka qenë investitore te prodhuesi izraelit i armëve kibernetike NSO Group që nga viti 2019.

Kohë kjo gjatë së cilës programi spyware Pegasus i NSO-së është gjurmuar në telefonat e gazetarëve, aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe gruas së larguar të sundimtarit të Dubai-t.

Një njësi e fondit prej 243 miliardë dollarësh, Mubadala Capital, e kryesuar nga Princi i Kurorës Sheikh Mohammed bin Zayed al-Nahyan, është një nga investitorët më të mëdhenj në fondin e kapitalit privat prej një miliardë euro.

Angazhimi i Mubadala-s prej 50 milionë eurosh për fondin Novalpina Capital nënkupton se paratë e qeverisë së Emirateve u përdorën për të blerë një prodhues të rëndësishëm izraelit të armëve kibernetike.

Diçka që është bërë edhe përpara se të dy vendet të nënshkruanin një marrëveshje paqeje në gusht 2020.

Vitin e kaluar, Departamenti Amerikan i Tregtisë e futi në listën e zezë NSO-në se kishte furnizuar software për qeveritë e huaja që e kishin përdorur atë për të shënjestruar zyrtarë qeveritarë, gazetarë, biznesmenë, aktivistë, akademikë dhe punonjës të ambasadave.

Sakaq, gjysma e 50 milionë eurove që Mubadala Capital i ka kushtuar fondit Novalpina ka ardhur nga fondi i pasurisë sovrane dhe gjysma nga investitorët e jashtëm.

Investimi ishte mjaft i madh që Mubadala Capital të merrte një vend në një komitet të investitorëve më të mëdhenj të fondit Novalpina.

Vitin e kaluar, një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se sundimtari i Dubai-t i lejoi agjentët e tij të përdorin Pegasus për të synuar telefonat e gruas së tij të larguar, Princeshës Haya dhe avokates së saj britanike Fiona Shackleton.

Prej vitesh, qeveria britanike ka përdorur programin spyware të nivelit ushtarak të NSO-së si një kartë thirrje diplomatike për të prishur marrëdhëniet e hapura me regjimet rebele.

Për të parë se sa akses donin Emiratet e Bashkuara Arabe në spyware, qeveria e Abu Dhabi-t zhvilloi diskutime të brendshme rreth blerjes së mundshme të kompanisë në vjeshtën e vitit 2021.

Ato bisedime nuk përparuan përtej bisedave paraprake.

Asokohe, NSO-ja ka njoftuar se kishte anuluar kontratën me Emiratet e Bashkuara Arabe në lidhje me përdorimin e Pegasus për të synuar princeshën dhe telefonin e avokatit të saj.

Investimi i Mubadala Capital gjithashtu e tërheq atë në një mosmarrëveshje të mprehtë që përqendrohet në vetë fondin Novalpina.

Vitin e kaluar, themeluesve të Novalpina-s iu hoq kontrolli i fondit dhe u zëvendësuan me firmën amerikane të konsulencës Berkeley Research Group.

Kjo pasi investitorët vendosën se tre themeluesit nuk mund të punonin më bashkë.

Marrë nga “Financial Times”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore