Lajme

Fondacioni Cannavaro-Ferrara dhuron një autoambulancë për të sapolindurit


Falë fondacionit Cannavaro-Ferrara, është bërë e mundur mbledhja e fondeve për projektin “Një ambulancë për jetën”.

Spitali universitar ‘Federico II i Napolit’ ka përfituar nga ky projekt një autoambulancë për transportin e foshnjeve të sapolindura, në terapi intensive.

Ishte një premtim i mbajtur i Fabio Cannavaro-s dhe Ciro Ferrara-s, dy ish futbollistë të famshëm italianë me origjinë nga Napoli. Autoambulanca do t’i shërbejë gjithë rajonit të Campania-s.

Një bashkëpunim konkret që do të pasohet nga të tjerë projekte të rëndësishme” – u shpreh Cannavaro gjatë ceremonisë së dorëzimit të donacionit në spitalin e Napolit ‘Federico II i Napolit’./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore