Lajme

FMN në raportin për Kosovën: Sistemi financiar ka mbetur i qëndrueshëm


Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), ka publikuar raportin për Kosovën, në të cilin ka vlerësuar se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për të hequr gradualisht masat mbështetëse të lidhura me pandeminë në vitin 2021 ishte i justifikuar.

Në raport, thuhet se sistemi financiar në përgjithësi ka mbetur i qëndrueshëm dhe rritja e kredive joperformuese pritet të jetë e kufizuar.

Po ashtu, forcimi i monitorimit të rrezikut kreditor është thelbësor për të siguruar që provizionet në banka pasqyrojnë ndryshimin themelor në kualitetin e mjeteve dhe se nivelet e kapitalit janë të mjaftueshme për të absorbuar humbjet, si dhe për të vazhduar aktivitetin kredidhënës.

Ndërkaq theksohet se rifillimi i funksionimit të Bordit të BQK-së do të mundësojë zbatimin e rekomandimeve të dala nga raportet e Rishikimit të Stabiletit të Sektorit Financiar dhe Vlerësimit të Masave Mbrojtëse.

Ilustrim.

Përmes kësaj sigurohet që funksioni i stabilitetit financiar të raportohet drejtpërdrejt te Bordi Ekzekutiv.

Ndryshe, bashkatdhetarët që kanë ardhur gjatë vitit 2021 në Kosovë, sipas hulumtimeve të bëra nga organizatat joqeveritare, kanë shpenzuar rreth 2 miliardë euro, duke përfshirë edhe remitancat.

Sipas ekspertëve që i kanë bërë këto hulumtime, thuhet se të hollat e derdhura në forma të ndryshme janë një mbështetje për ekonominë e Kosovës, sidomos në kohë të pandemisë.

Arbnor Mjeku nga “Germin”, organizatë kjo që merret kryesisht me diasporën, thotë se shpenzimet e bashkatdhetarëve gjatë vitit 2021 në Kosovë arrijnë shifrën e rreth 1 miliard eurove.

“Gjatë vitit (2021) ne presim një rritje prej 2 miliardë eurove, duke përfshirë remitancat dhe shpenzimet të cilat bëhen në Kosovë, pra 1 miliard e më shumë kanë me qenë remitanca dhe pjesa tjetër kanë me qenë shpenzime të cilat bëhen nga bashkatdhetarët në momentet kur frekuentojnë vendet e tyre amë, qoftë periudhën verore e po ashtu edhe në festat e fundvitit në dimër”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore