Shqipëria

Fluks masiv shqiptarësh për festa


Një fluks emigrantësh shqiptarë që kanë ardhur për të festuar festat e fundvitit është vënë re në portin e Durrësit, në të cilin mësohet se gjatë datës 20 dhjetor kanë hyrë rreth 4 mijë udhëtarë. Çdo ditë janë pritur në port tre tragete të linjave Bari-Durrës dhe Ankona-Durrës.

Situata nuk ka qenë e qetë as në aeroportin “Nënë Tereza”, në të cilin po ashtu ka pasur dyndje të udhëtarëve që vijnë nga e gjithë bota. Gjithashtu doganat kanë qenë të hapura edhe për shqiptarët që jetojnë ne Greqi, në të cilën gjatë datës 19 dhe 20 dhjetor kanë hyrë 760 emigrantë dhe kanë dalë
424 të tjerë.

Policia kufitare thotë se po punon me kapacitet të plotë, me 20 sportele në funksion. Janë forcuar edhe kontrollet nga ana e Sektorit të Epidemiologjisë për monitorimin e gjendjes shëndetësore të udhëtarëve në momentin e mbërritjes së tyre në port.

Edhe pse në kohë të vështira, shqiptarët nuk janë treguar të përpiktë në zbatimin e këshillave nga
auteritetet shëndetësore për të shmangur lëvizjen, grumbullimet dhe vizitat në familje. Apelet për
të qëndruar në shtëpi dhe për të ruajtur veten e të tjerët nuk i kanë trembur këto të fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore