Teknologji

Flota federale në SHBA me automjete elektrike


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka njoftuar planin për zëvendësimin e flotës federale të automjeteve me gaz me automjete elektrike.

Car and Driver, faqe dedikuar automjeteve, shkruan se presidenti Biden ka deklaruar gjatë konferencës se zëvendësimi i flotës do të bëhet realitet përmes një urdhri ekzekutiv për të zgjeruar aktin “Buy American”.

Biden ka deklaruar se “qeveria federale zotëron gjithashtu, një flotë të madhe automjetesh të cilat do të zëvendësohen me automjete të pastra elektrike të prodhuara këtu në Amerikë nga punëtorët Amerikanë”.

Ai ka shtuar se elektrifikimi i flotës do të krijonte vende pune për punëtorët e makinave dhe do të çonte në një mobilizim më të madh të investimeve publike në infrastrukturë.

Mirëpo, menjeherë pas konferencës së mbajtur nga Biden, Punonjësit e Bashkuar të Automjeteve kanë shpallur se “përmes urdhrit, administrata e Biden-it zotëron fuqinë e madhe të qeverisë amerikane ndaj produkteve të prodhuara nga qytetarët amerikanë”.

Sipas Administratës së Shërbimeve të Përgjithshme, flota qeveritare që nga viti 2019 ka 645 mijë automjete në rrugë të cilat priten të zëvendësohen me homologët elektrik. Car and Driver, shkruan se automjetet ekzistuese përbëjnë një sasi relativisht të madhe të automjeteve që duhen zëvendësuar duke shtuar se ky proces mund të marrë disa vite në dispozicion.

Ndërkohë, kompania amerikane e automjeteve, General Motors, është shprehur në mbështetje të prodhimit amerikan të makinave elektrike. Gjithashtu, Ford ka thënë se fokusi i presidentit Biden mbi investimin te prodhimi amerikan do të jetë me rëndësi për industrinë e automjeteve në SHBA./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore