Auto

Flota e robotaksive vetëdrejtuese, tërësisht elektrike


Waymo, kompania e makina vetëdrejtuese, po bashkëpunon me prodhuesin kinez Geely të automjeteve për të krijuar një flotë të robotaksive tërësisht elektrike dhe vetëdrejtuese.

Faqja e të reja teknologjike, “The Verge”, zbulon se makinat do të dizajnohen në Suedi dhe do të përshtatet me pesë dyer tërësisht elektrike.

Më pas, Waymo do t’i pajisë makinat me hardware-in dhe software-in e nevojshëm për drejtimin autonom.

Përmes një postimi në blog, kompania ka thënë se planifikon të vendosë automjetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës “në vitet në vijim”, si pjesë e flotës ekzistuese të robotaksive vetëdrejtuese.

Imazhet konceptuale të automjeteve të përfunduara të shpërndara nga Waymo tregojnë një makinë që është projektuar posaçërisht për udhëtime autonome me makinë.

Makina zotëron një dysheme të sheshtë, lartësi të ulët hapjeje dhe dizajn pa shtylla B për hyrje dhe dalje të lehtë, si dhe dyer rrëshqitëse, sedilje të mbështetura dhe hapësirë ​​të madhe.

Sipas kompanisë, modelet e ardhshme do ta kenë pjesën e brendshme pa timon ose pedale, vetëm me një ekran.

Megjithatë, imazhet janë veç konceptuale dhe mund të mos pasqyrojnë domosdoshmërisht automjetet e përfunduara që Geely dhe Waymo do të vendosin në rrugë.

Lajmet për marrëveshjen midis dy kompanive janë një tjetër demonstrim se sa e zënë është bota e automjeteve me partneritete dhe bashkëpunime.

Tanimë, teknologjia e vetëdrejtimit dhe ajo elektrike janë në vëmendjen e të gjithëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore