Lajme

Flota ajrore tajvaneze simulon skenar lufte


Avionët e forcave ajrore të Tajvanit u stërvitën për të simuluar një skenar lufte. Dhjetra avionë luftarakë kinezë fluturuan mbi zonën e mbrojtjes ajrorë të ishullit gjatë fundjavës.

Simulimi nga ushtria tajvaneze, u bë për t’i treguar Kinës gatishmërinë e betejës së flotës së saj.

Tajvani, i pretenduar nga Kina si territor i saj, ka qenë në gatishmëri që në fundjavë.  Avionët dhe bombarduesit kinezë iu afruan ishullit te vetë qeverisur. Ngjarja përkoi edhe me kalimin e anijeve amerikane në Detin e Kinës jugore.

Ekuipazhi tajvanez i fluturimit “Krahu i Parë Taktik Luftarak”, sapo ra alarmi, përgatitën dy avionë luftarak IDF. Kishin qëllim nisjen e tyre brenda pesë minutave, në rast emergjence. Avionët luftarakë ishin të pajisur me predha “Sidewinder”, të prodhuara në Shtetet e Bashkuara dhe silura “Wan-Chien” ajër-tokë, të prodhuara në vend.

Koloneli Lee Ching-shi, i tha agjencisë së lajmeve, Reuters, se avionët e tyre zakonisht ngrihen në ajër të pajisur me predha dhe silura kur vihet re një kërcënim nga Kina.

“Ne jemi gati,” tha ai gjatë një vizite të organizuar nga qeveria në bazë.

“Ne nuk do të heqim dorë nga asnjë pëllëmbë e territorit tonë”.

Katër avionë luftarak IDF, kryen stërvitje formimi taktik dhe stërvitje rrotullimi.

Kina nuk ka dhënë asnjë shpjegim publik për atë që avionët e saj po bënin gjatë fundjavës.

Washington-i reagoi duke i bërë thirrje Kinës që të ndalojë presionin ndaj Tajvanit dhe duke riafirmuar angazhimin e saj ndaj ishullit demokratik.

Sipas agjensisë, Reuters, forca ajrore e Tajvanit është e trajnuar mirë, por ka shumë më pak aeroplanë luftarakë sesa Kina. Gjithashtu, shkruan agjencia e lajmeve, Tajvani është i tensionuar nën presionin e vazhdueshëm duke iu përgjigjur aktivitetit të shtuar kinez pranë ishullit.

“Të gjitha krahët janë nën një presion mjaft të madh, por për sa kohë që forca ajrore është këtu, ne do të reagojmë në përputhje me rregullat e gatishmërisë së betejës,” tha piloti Wang Chih-chan./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore