Boks

Florian Marku vs Rylan Charlton


Florian Marku do të ndeshet me Rylan Charlton në kategorinë welterweight, sot në mbrëmje në eventin kryesor të Josh Kelly-t kundër David Avanesyan.

Marku ka fituar shtatë herë deri tani në karrierën e tij profesionale, zero humbje dhe vetëm një barazim kundër Jamie Stewart në dhjetor 2020. Floriani është shprehur për Sky Sports se mezi e ka pritur këtë ditë kundër Rylan Charlton, me të cilin në fakt ka rekord të ngjashëm [6 – 0 – 1].

“Mezi e kam pritur këtë ditë, që prej padrejtësisë së ndeshjes sime të fundit. Jam i lumtur të ndeshem më një kundërshtar si Charlton, i cili njëlloj si unë është i pamposhtur; më duhet kjo ndeshje”, ka përcaktuar Marku.

Tashmë me fokusin te pritshmëritë dhe performanca kundër Charlton, Marku thotë:

“Rylan nuk do arrijë dot të mbajë ritmin tim. Tani ai thotë se mundet, por shumë shpejt do të ndryshojë mendim” – u shpreh Marku dhe ndërsa u pyet nëse ka besim se do ta mposhtë me nokaut, u përgjigj shkurtimisht: “100%”.

28 vjeçari shqiptar vazhdon me vendosmëri drejt ëndrrës për t’u bërë kampioni i parë shqiptar i botës. Gjatë karrierës së tij të shkurtër si boksier profesionist (më parë kikboks dhe mma), Floriani ka ndërtuar një shtrat mjaft të gjerë tifozësh që e përkrahin nga e gjithë bota – jo vetëm nga Shqiptarët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore