Përballje

Florian Marku njofton shtyrjen e ndeshjes


Boksieri shqiptarë, Florian Marku, nëpërmjet një postimi në median sociale, ka njoftuar që ndeshja e programuar mes tij dhe boksierit anglez, Rylan Charlton, do të shtyhet për një datë të pacaktuar.

Në postimine tij, Marku shkruan:

“Për të gjithë ndjekësit e mi!!

Më vjen keq t’ju lajmërojë që ndeshja e 30 janarit do të ri planifikohet. Kam punuar më shumë se kurrë gjithë këtë kohë edhe pse kam postuar pak.

Për shkak të një rritje të madhe, në rastet Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar, lufta ime do të zhvillohet në një datë tjetër. Vonesa, shpresojmë të jetë vetëm pak javë, por unë do t’ju mbaj të gjithëve të informuar për çdo zhvillim te ri”.

Besohet se ndeshja do të luhet brenda katër javësh nga data e përcaktuar, gjithmonë nëse gjërat shkojnë siç duhet në Mbretërinë e Bashkuar./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore