Sport

Florian Marku kampion – mbreti shqiptar drejt majave


Para ndeshjes i premtoi se do ta mposhtë, dhe këtë e bëri.

Florian Marku e mbajti fjalën duke fituar duelin për titullin IBF përballë ukrainasit Maxim Prodan.

Përballë publikut londinez, Marku, një ish-kikboksier, arriti të shpallej kampion i IBF në peshat Velter.

Ai e mposhti Maxim Prodan me vendim të jurisë, duke e ngjitur kështu flamurin kuqezi në qiell.

Marku vazhdon të jetë i pamposhtur si boksier, me nëntë fitore e një barazim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore