Sport

Florian Marku jep lajmin e madh: Ndeshje në “Air Albania”


Boksieri shqiptar, Florian Marku, ka lajmëruar për ndeshjen e tij të radhës. Ajo do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Marku ka njoftuar tifozët e tij, nëpërmjet një statusi në median sociale Facebook, se ndeshja do të mbahet këtë verë.

“Përshëndetje të gjithë shqiptarëve kudo që janë nëpër botë. Dua t’ju lajmëroj se ndeshja në stadiumin ‘Air Albania’ për këtë verë është vendosur”, shkruan Marku.

Më tej, ai ka shkruar se të shtunën do të japë më shumë detaje të tjera, ndërsa ka zbuluar se kjo ndeshje, ngareha, ka qenë ëndërr e tij.

“Që kur kam qenë fëmijë ëndrra ime ka qenë të ndeshem në mes të Shqipërisë, para jush. Mezi pres”, përfundoi ai.

Për herë të fundit në ring, Marku u ngjit më 2 prill të këtij viti, kur triumfoi ndaj Chris Jenkins në Newcastle, Angli.

Në këtë ndeshje ai mbrojti titullin ndërkombëtar IBF për peshat e lehta.

Lushnjari, pas një serie grushtesh, arriti ta nxirrte me KO britanikun në raundin e katërt.

Në karrierën e tij si profesionist, ai numëron 11 fitore, shtatë nga të cilat me KO.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore