Jetesë & Stil

Flokët, ja si t’i mbroni nga dielli


Vera po afron dhe është koha të siguroheni që flokët duken më së miri. Por a keni menduar ndonjëherë se si dielli ndikon në flokët tuaj? Ashtu siç mund të dëmtojë lëkurën, dielli gjithashtu mund të dëmtojë flokët dhe lëkurën e kokës.

Pra, është koha të mësoni se si të mbroni flokët tuaj nga dielli, nxehtësia dhe lagështia.

Prisni flokët rregullisht

Nëse i prisni flokët rregullisht, do të siguroheni që ato janë në gjendje të mirë dhe se ka më pak rrezik për ndarje të majave dhe kështu, më pak vuajtje nga efektet e diellit mbi to.

Hidratimi i duhur

Sigurohuni që flokët tuaj të qëndrojnë gjithmonë të hidratuar. Megjithëse nuk do të jeni në gjendje të shmangni çdo dëmtim të shkaktuar nga dielli në flokët tuaj, përdorimi i rregullt i kremit të flokëve do t’ju ndihmojë të rivendosni lagështinë e nevojshme për të qenë të shëndetshëm.

Thoni jo tharëses së flokëve

Nxehtësia do ta përkeqësojë gjendjen, prandaj përpiquni të mos përdorni mjete që i ekspozojnë flokët tuaj në nxehtësi.

Vendosni kapele

Vendosja e një kapele do t’i mbajë flokët tuaj larg rrezeve të dëmshme UV.

Mundohuni të mos lagni flokët tuaj

Klori dhe kripa madje mund të rrisin efektet e diellit, kështu që kur jeni në plazh ose në një pishinë mundoheni të mos lagni flokët, përndryshe ato do të dëmtohen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore